Mbi 60% e të anketuarve mendojnë se cilësia e naftës në Kosovë s’është aspak e mirë

by Nexhat

Organizata për demokraci, antikorrupsion dhe dinjitet “Çohu!” ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka prezantuar të dhëna për cilësinë e derivateve të naftës në Kosovë.

Në këtë konferencë, Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i organizatës “Çohu!”, ka paraqitur disa nga gjetjet rreth cilësisë së naftës që hyn në Kosovë.

banner

Hulumtimi i “Preportr”-it për derivatet e naftës ka gjetur se edhe pse janë ndërmarrë disa veprime për përmirësimin e cilësisë së naftës dhe derivateve të saj, ajo ende mbetet një sfidë. Sistemi i kontrollit që bëhet nga institucionet nuk siguron cilësi të duhur të derivateve të naftës.

Sektori i naftës është njëri prej më fitimprurësve në Kosovë.

Demhasaj ka thënë se sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për vitin 2022 kompanitë kanë importuar naftë dhe derivate të saj në vlerë prej 58147.82785 ton. Kjo sasi e naftës ka ardhur nga vendet si Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut etj.

Hulumtimi ka gjetur se gjatë vitit 2022 janë ndërmarrë disa veprime për ngritje të cilësisë së derivateve të naftës por që nuk duken të mjaftueshme. Kjo sipas hulumtimit ndodhë për shkak se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të derivateve të naftës.

Po ashtu në konferencë nga Demhasaj u prezantuan të dhënat e një anketimi me rreth 300 respondentë i realizuar nga “Çohu!”, përmes të cilit qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me cilësinë e naftës dhe derivateve të saj.

Më shumë se 60 për qind e respodentëve kanë thënë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë. Mesatarisht e mirë kanë menduar 27 për qind e respodentëve. Ndërsa e mirë vetëm rreth 4 për qind e tyre.

Në pyetjen se a kanë vërejtur përmirësim të cilësisë së naftës, viteve të fundit vetëm më shumë se pesë për qind prej tyre kanë thënë po, pak 21 për qind, nuk kanë vërejtur përmirësim kanë thënë më shumë se 73 për qind të respodentëve.

Qytetarët në shumicë kanë thënë se kanë pasur defekte në automjetet e tyre për mungesë të cilësisë së naftës dhe benzinës. 64 për qind prej tyre kanë thënë se kanë vërejtur defekte, më shumë se 35 për qind kanë thënë se nuk i kanë vërejtur këto defekte.

Ndryshimet që i kanë vërejtur te automjetet e tyre në mungesë të cilësisë, thonë të jenë performanca e dobët e automjetit, shpenzime më shumë, defekte në gjithë sistemin e naftës, dëmtime në motor, bllokim të filterit të naftës për shkak të naftës jo të filtruar mirë, ndërrim të shpeshtë të filterit të naftës, mungesë të fuqisë së motorit etj.

Megjithëse janë përballur me të gjitha këto probleme qytetarët nuk janë ankuar në asnjë institucion për problemet e tyre me cilësinë e naftës dhe derivateve të naftës. Më shumë se 96 për qind kanë thënë se nuk janë ankuar, kurse vetëm pak më shumë se tre për qind kanë thënë se janë ankuar në institucione për mungesën e cilësisë së naftës

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy