Takimi i 14 shtatorit, Hill: Lajçak po punon për zgjidhje që nuk do të imponohen, ato nuk qëndrojnë shumë

by informim

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, vlerësoi se zgjidhjet e imponuara nuk mund të zgjasin shumë, por shtoi se mendon se i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për atë proces që nuk do të imponohet.

“E dini, zgjidhjet që imponohen nuk zgjasin shumë. Ju dëshironi zgjidhje që do të vijnë natyrshëm. Jam i sigurt se zoti Lajçak po punon për to”, tha Hill për mediumin serb “Blic”, pas rundit të ri të dialogut në Bruksel.Ai deklaroi se ndihet krenar për mbështetjen që SHBA-ja i jep Lajçakut, por edhe se i vjen mirë që SHBA-ja është e përfshirë drejtpërdrejt në atë proces përmes të dërguarit të saj special, Gabriel Escobar.

banner

“Kam punuar në proceset e paqes dhe e di sa e vështirë është, çfarëdo që të bësh dikush do të zemërohet… Do të doja që kjo çështje të zgjidhej, e di që është e vështirë për të gjithë. Por mendoj se Serbia ka një të ardhme të ndritur dhe do të doja që ajo të fokusohej në të”, tha ambasadori Hill.Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, ai vlerësoi se dy vendet kanë një dialog shumë të mirë, por se mund të arrihet më shumë.

“Ajo që mund të them është se ka një konsensus në rritje në SHBA se ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me Serbinë dhe se ne duhet të jemi miq dhe partnerë përsëri”, tha Hill.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy