Bideni i kërkon botës që ta mbështesë Ukrainën

by informim

Presidenti amerikan, Joe Biden u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të qëndrojnë afër Ukrainës teksa ajo e lufton pushtimin rus, me shpresën se edhe republikanët në Kongresin amerikan do të mbajnë shënime.

“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë që të jetë brutale ndaj Ukrainës, pa ndonjë pasojë”, ka thënë Biden në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

banner

“Nëse e lejojmë Ukrainën që të gërmohet, a është e sigurt pavarësia e ndonjë vendi?”

Biden, demokrat, është duke bërë vazhdimisht thirrje që aleatët e Shteteve të Bashkuara ta mbështesin Ukrainën, me arsyetimin se bota duhet t’i dërgojë sinjal presidentit rus, Vladimir Putin se ai nuk do të mund t’i bëjë ballë Perëndimit.

Biden është përballur me kritika nga disa republikanë, të cilët dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të shpenzojnë më pak para për këtë luftë.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kandidati kryesor për ta fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, është zotuar se do t’i japë fund luftës me shpejtësi, nëse kthehet në pushtet. /REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy