Xhamia e Larme në Tetovë – Një histori e fshehur e kulturës dhe arkitekturës

by Nexhat

Xhamia e Larme e njohur edhe si Xhamia e Pashës, është një xhami në Tetovë, e ndërtuar për të parën herë në vitin 1495 dhe e rindërtuar më vonë në vitin 1833 nga Abdurrahman Pasha.

Hyrja kryesore në oborrin e xhamisë është në anën perëndimore, por ekzistojnë edhe dy hyrje të tjera, njëra në anën jugperëndimore e tjetra në anën veriore. Forma e sotme arkitektonike dhe dekorimi janë krijuar në gjysmën e parë të shekullit XIX, (1833/34), nga ana e Abdurahman Pashës.

banner

Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në tylben ndërtuar në oborrin e xhamisë.

Në skemën kompozicionale të saj përbëhet prej sallës së lutjeve, hajatit, minares, turbe, çezmë dhe nishane mbi varre, të gjitha këto të rrethuara me një mur oborri të ndërtuar me vrima me grila-mushebake, i cili është i mbuluar me tjegulla.

Anët e jashtme, si sofa, kapitelët e shtyllave, pjesët e brendshme, ballkonet, mihrabi, kubeja dhe prehëri i kubes janë të zbukuruara në Seko teknikë. Në anët lindore, perëndimore dhe jugore të objektit në katër radhë ka pano të cilat jenë të dekoruara me një program shumë ngjyrash.

Në pjesën veriore të objektit mbizotëron një program më ndërlikuar i zbukurimit. Në kapitelët e shtyllave të jashtme ka dekorime ku janë të pranishme motive të vazove me lule dhe përreth me gjethe.

Rreth saj gjenden edhe objektet e tjera të arkitekturës fetare islame dhe civile, të rëndësishme për vlerat estetiko-artistike dhe për vulën historike që mbajnë.

Objekti paraqet një kompleks në vete, veçohet për nga vlerat e mëdha artistike dhe improvizimet e ndërtimit.

Për shekuj me radhë ky objekt e ruan funksionin e saj fetar dhe edukativo-arsimor e kulturor./Telegrafi/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy