Digjet një automjet i policisë në Shkabaj të Obiliqit

by informim

Një automjet i Policisë së Kosovës është djegur sot në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj, një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy