Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti s’ka arritur t’i zbatojë politikat e tij në Bruksel në raport me dialogun me Serbinë.
Ai thotë se pas takimit të fundit pati një pëlcitje për shkak të kësaj.
“Në raport me dialogun, Kurti nuk ka arritur të imponojë as politika as strategji e as objektiva që ai i ka planifikuar në Prishtinë. Këtë takimin e fundit ka pëlcitur edhe nervozizëm dhe vërehet ajo frika nga proces – që është i rëndë e s’është i lehtë – dhe doli e bëri me gisht e tha se dialogu s’ka kritere, ka njëanshmëri”.
Haziri në T7 tha se marrëveshja e fundit mes Kosovës e Serbisë në Bruksel e Ohër është dokument i panevojshëm meqë sërish po insistohet për Asociacionin që është një marrëveshje e vjetër.
“Po shoh si pamundësi që Kosova ta shtyjë agjendën përpara. Paaftësi nëse nuk arrin të zbatosh diçka. Fundja, ta kanë ndërtuar një marrëveshje pa pasë asnjë arsye. Marrëveshja e Ohrit bukfalisht, nga perspektiva e sotme, po shihet që kanë dokument i panevojshëm meqë ka qenë ai i mëhershëm dhe s’ka pasë kurrfarë arsye. Tash po ta lypin vetëm nenin 7 me zbatu, e ti po lyp nenin 1”, tha ai.
Sipas Hazirit, moszbatimi i marrëveshjes nga Kurti është blerje e Kurtit.
“Në këto situata besoj që më shumë ka të bëjë me atë që quhet në negociata blerje e kohës për moszbatim sesa diçka tjetër. Sepse nëse dialogut i kanë rënë kriteret, atëherë ne s’kemi çka lypim atje, sepse kriteret e përcaktojnë dialogun”.