Shtëpia botuese tiranase “UETpress” ka botuar këto ditë romanin e ri “Lufta e pengjeve” të shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur shqiptar, Gani Mehmetaj.
Romani do të promovohet të premten, 22 shtator 2023 në orën 13:00, në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës, në sallën “Aula Magna”.
Gani Mehmetaj ishte fitues i çmimit letrar “Kadare” në vitin 2021, që jepet po ky nga ky institucion i pavarur universitar tiranas.
Romani “Lufta e pengjeve” është vepra e tretë që shkrimtari, publicisti dhe dramaturgu Mehmetaj e boton me “UETpress”, gjë që shihet si një shenjë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes botuesit dhe krijuesit.
“Lufat e pengjeve” është rrëfim tronditës për luftën tragjike në Gadishullin tonë.
Tetë ushtarë me uniformë të ushtrisë jugosllave: slloveni Franc, shqiptari Ilirian, serbi Zoran, kroati Stipe, hungarezi Ishtvan, boshnjaku Senad, malazezi Bozho dhe maqedoni Dimçe janë në një vendroje dhe presin sulmin. Fantazma e luftës u sillet vërdallë, ndërsa ata nuk e dëbojnë dot…
Të gjitha reagimet:
10Rizë Krasniqi, Pal Bala dhe 8 të tjerë