Basha: Pavarësisht sulmeve ndaj Policisë, Lajçaku vazhdon të jetë në anën e Serbisë

by informim

Data 24 shtator 2023 ishte një tragjedi për Kosovën, sepse pas një akti terrorist nga serbë të armatosur një polic i Kosovës mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

Në këtë situatë pritej edhe reagimi i bashkësisë ndërkombëtare e veçanërisht emisarëve evropianë, që ndërmjetësojnë dialogun Kosovë-Serbi, pra Mirosllav Lajçak dhe Joseph Borrell.

banner

Të dy përmes një reagimi të shkurtër dënuan aktet e dhunës në veri dhe bënë thirrje që dialogu të vazhdohet.

Por, akuza ndaj Lajçakut ka adresuar deputeti i LVV-së Dimal Basha, i cili tha se ai po ia mban anën Serbisë.

Madje Basha thotë se edhe pas tensioneve të djeshme, ai vazhdon të qëndrojë i palëkundur ndaj masave sanksionuese që i janë vendosur Kosovës nga BE-ja.

“Lajçaku vazhdon me qëndru pas masave ndaj Kosovës, kurse nuk do asnjë masë ndaj shtetit kriminel të Serbisë dhe Escobari vazhdon me na tregu se si nuk sheh asnjë dëshmi që Lajçaku po ia mban anën Serbisë!”, thuhet në reagim. 

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy