Njëri nga të arrestuarit është snajperisti i grupit terrorist

by Merita

Policia e Kosovës sipas informatave të fundit konfirmoi se ka arrestuar dy terroristë të grupit kriminal që kryen sulmin ne veri të Kosovës.

Gazeta Infokus nga burime brenda policisë së Kosovës mëson se njëri nga të arrestuarit është snajperisti i grupit terrorist.

Po ashtu Gazeta Infokus mëson se të gjitha automjetet e konfiskuara nga policia në vendin e ngjarjes ishin të mbushura me municion dhe armë të kalibrit të rëndë.

Kujtojmë se si pasojë e këtij sulmi sot mbeti i vrarë, rreshteri Afrim Bunjaku dhe dy policë ishin të plagosur.

Përderisa sipas informatave zyrtare nga policia e Kosovës, thuhet se janë vrarë tre terroristë burime të Gazetës Infokus kanë thënë se dyshohet të ketë ende pjesëtarë të bandës kriminale të vrarë në male në veri në fshatin Banjskë./Gazeta Infokus/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy