75
Tre terroristët e vrarë në Banjskë, u nderuan sot në Mitrovicën e Veriut, në një kohë që është territor i Kosovës.
Qytetarë serbë, nderuan në një vend ku ishin vendosur fotografitë e tyre dhe qirinj, autorët e sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku për pasojë humbi jetën dhe një efektiv, dhe u plagos një tjetër.
Mes të të pranishmëve ishin dhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiç e Igor Simiç.
Goran Rakiç në një moment është përkulur dhe ka puthur fotografinë e një prej terroristëve të vrarë të dielën në Kosovë.