Irlanda, shteti i parë në Europë që vendos etiketa për alkoolin, njësoj si te duhani

by informim

Irlanda do të bëhet vendi i parë në botë që do të etiketojë pijet alkoolike për të paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që lidhen me konsumimin e tyre. Ligji do të prezantohet në vitin 2026 dhe në të gjithë Bashkimin Europian po kërkohet një veprim i ngjashëm.

Ne besojmë se të gjithë konsumatorët duhet të dinë faktet rreth alkoolit, duke përfshirë detaje rreth rreziqeve… Ne gjithashtu do të dëshironim që Komisioni Evropian të rishikonte legjislacionin sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe Mjekët Evropianë mbështesin qeveritë të ndërmarrin iniciativa të tilla si rasti irlandez”, deklaroi Ray Ëalley zëvendëskryetar i Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë.

banner

Në Irlandë, do të jetë e detyrueshme që paketimi i pijeve alkoolike të shfaqë informacione paralajmëruese për përmbajtjen e kalorive, sasinë e alkoolit, rreziqet e kancerit dhe sëmundjeve të mëlçisë, si dhe rreziqet e pirjes gjatë shtatzënisë. Etiketa do të duhet t’i drejtojë konsumatorët në faqen e Shërbimit Shëndetësor Irlandez për më shumë informacion mbi konsumimin e alkoolit.

Komisioni Evropian pranoi planin, por ai ka shkaktuar shqetësim në mesin e prodhuesve të alkoolit në të gjithë kontinentin.

“Ne nuk besojmë se legjislacioni irlandez është një zgjidhje e dobishme për t’u harmonizuar në një shkallë evropiane.(…) Ajo që duhet të dallojmë shumë qartë është se termi Evropë në këto diskutime i referohet rajoneve evropiane të OBSH-së, që shtrihet nga Lisbona në Rusi, përfshin Turqinë dhe shumë nga republikat e Azisë Qendrore”, deklaroi Adam Ulrich, CEO i Spirits Europe.https://zeri.info/inarticle.html

Pothuajse 1përqind e prodhimit të brendshëm bruto në Bashkimin Europian shpenzohet për pije alkoolike. Në vitin 2021, familjet europiane shpenzuan 128 miliardë euro për “pije alkoolike”, me Letoninë, Estoninë dhe Poloninë që kryesojnë listën.

Dr. Carina Ferreira-Borges, Këshilltare Rajonale për Alkoolin, Drogat e Paligjshme dhe Shëndetin e Burgjeve, nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropë përgëzoi nismën.

“OBSH mbledh të dhëna nga të gjitha vendet që tregojnë 1 milion vdekje në 53 vende në rajonin evropian (…) Pra, çmimi, disponueshmëria dhe kufizimi i marketingut – kanë ndikim. Janë me kosto efektive dhe kanë një ndikim të madh në uljen e vdekshmërisë dhe jetëgjatësisë, të cilat lidhen edhe me konsumimin e alkoolit”, tha ajo. /oranews

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy