Kërkon nga Apeli t’ia ashpërsojë dënimin kunatit të saj

by informim

E dëmtuara E.H i ka kërkuar Gjykatës së Apelit dënim më të ashpër ndaj kunatit të saj, A.H i dënuar nga shkalla e parë me tre muaj burgim për shkak të ‘mospërfilljes së gjykatës”.

Këtë kërkesë e dëmtuara e ka bërë të enjten në Gjykatën e Apelit ku është mbajtur seanca e kolegjit të gjyqtarëve derisa pala mbrojtëse ka kërkuar anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe dërgimin e lëndës në rigjykim.

A.H akuzohet se kishte shkelur urdhër mbrojtjen dhe i ishte ofruar të dëmtuarës gjysmë metri anipse e kishte të ndaluar t’i ofrohej në vende publike prej 100 metrash derisa në vendbanim e kishte të ndaluar t’i ofrohej në dhjetë metra.

E.H ka thënë se dënimi më i ashpër ndaj kunatit të saj do të mund t’i jepte mësim A.H që mos ta përsëriste veprën e njëjtë penale.

“Kërkoj m’u dënu ashpër se ky veprat, presionin ndaj meje s’e ka ndal kurrë. Edhe kurrë nuk ka shpreh pendim. Edhe kërkesa jem për m’u dënu ashpër asht që ky me marrë mësim mos m’i ba askujt tjetër dhunë e presion ashtu qysh a ka ba mu, se une shkaku i tij jam të përjetu tepër ran” tha  e dëmtuara E.H

Edhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokati Granit Canaj kërkoi nga Apeli dënim më të ashpër ndaj të akuzuarit A.H që sado pak e dëmtuara E.H të ndjejë statisfaksion.

Përpos të dëmtuarës edhe i akuzuari kishte ushtruar ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë- dega Gllogoc.

I pandehuri A.H ka deklaruar se s’ka të bëjë asgjë me këtë rast dhe se vetëm kërkon drejtësi. E mbrojtësi i tij, avokati Asdren Hoxha tha se aktgjykimi është i nxjerr në kundërshtim me normat ligjore pasi që i njëjti nuk është shpall fare nga gjykata.

Avokati Hoxha tha se nuk qëndrojnë pretendimet e të dëmtuarës pasi në presion janë i akuzuari A.H dhe familja e tij.

Ai i ka propozuar kolegjit të gjyqtarëve të Apelit që lënda të kthehet në rigjykim.

“Kërkoj drejtësi, ky aktgjykim nuk është i mbështetur në prova të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim”, tha avokati Hoxha.

Ankesat e avokatëve Hoxha dhe Canaj u shqyrtuan nga kolegji i gjyqtarë me kryetar Abdullah Ahmeti, referues Zydih Haziri dhe anëtar Ferit Osmani.

Gjykatësi Ahmeti në fund njoftoi palët se brenda afatit ligjorë do të pranojnë vendimin e gjykatës lidhur me këtë rast.

Fillimisht gjyqtari referues i çështje penale Zydi Haziri sqaroi se Gjykata Themelore në Prishtinë- dega Gllogoc ka marrë aktgjykim dënues ndaj A.H duke e dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “mospërfillja e gjykatës”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht ndaj A.H ishte caktuar urdhri që në vende publike të mos i afrohet  të dëmtuarës E.H prej 100 metra ndërsa vendbanimin e saj  prej 10 metrash. Mirëpo ky urdhër nuk ishte përfillur nga A.H pasi që përmes një veture vrullshëm i është ofruar të dëmtuarës E.H e që me këto veprime ka kryer veprën penale “mospërfillja e gjykatës”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj A.H më 6 qershor 2022 kishte ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “mospërfillja e gjykatës”.

Sipas aktit akuzues, A.H edhe pse ishte i njoftuar me urdhër mbrojtën e lëshuar ndaj të dëmtuarës E.H që në vende publike të mos i ofrohet prej 100 metrash dhe ne vendbanin prej 10 metrash. Sipas aktakuzës, pikërisht këtë vendim i akuzuari e kishe shkelur pasi që të dëmtuarës i ishte ofruar prej gjysmë metri.

Sipas akuzës një rrethanë e tillë vërtetohet nga CD e vendit të ngjarjes se si i akuzuari me makinë i ofrohet të dëmtuarës E.H ku kjo e fundit ishte me vajzën e saj në këmbë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy