Policia ka bërë një fushatë vetëdijësuese kundër zjarreve.
Ata kanë vazhduar shpërndarjen e disa broshurave me këshillave përcjellëse për qytetaret për të shtuar kujdesin ndaj zjarreve.
Motoja e kësaj fushate është: “Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm”
“Njësite policore nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave, sot me datën 28.09.2023 ka vazhduar me aktivitete duke shpërndarë disa broshura me këshilla përcjellëse për qytetaret për të shtuar kujdesin ndaj zjarreve me apelin ‘’Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm’’ Ndezja e zjarreve sidomos atyre fushore kanë potencial të përhapjes së shpejtë dhe rrezikon pasoja të dëmshme për jetën, pronën, djegien e hamulloreve dhe pyjeve”, thuhet në komunikatën e policisë.