Deçan: 4 shkolla përfituese të donacionit në vlerë prej 30,000 euro nga KFOR-i Italian

by Merita

KFOR-i italian vazhdon të kontribuojë në përmiresimin e infrastrukturës shkollore pasi siç e thonë ata herë pas here, investimi në arsim është investim në brezat e ardhshëm të këtij vendi.

Sot përfituese ka qenë komuna e Deçanit, pasi 4 shkolla të kësaj komune kanë pranuar një donacion prej 30 mijë eurosh.

banner

Lajmin e ka bëre të ditur vetë komuna me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Postimi i plote:

Sot, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, drejtori i Arsimit z. Besnik Hulaj pranoj donacion nga Komandanti i Komandës Regjionale Perëndim (RCW) Kol.Gabriele Vacca, për disa pajisje teknologjike, si Smart TV dhe Laptop, për Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, IAAP “Tafil Kasumaj”, shkollën fillore në Prapaqan dhe Rastavicë.

Projekte të tilla që rritin cilësinë e arsimit dhe zhvillojnë aftësitë e nxënësve në komunën tonë, janë çdoherë të mirëseardhura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy