Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se është bërë përzgjedhja e disa kryetarëve të degëve të LDK-së, në disa komuna.
Në njoftim thuhet se është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës III – Dega e Presidentit Rugova, dhe të njëqind e një delegatëtë e zgjodhën Alban Zogaj për kryetar me mandat katër vjeçar.
Poashtu, Abdixhiku ka njoftuar se gjatë javës janë zhvilluar Kuvende Zgjedhore edhe në pesë degë të tjera, ku Besian Mustafa është zgjedhur kryetar në Degën IV, Visar Azemi është zgjedhur në Ferizaj, në Prizren është zgjedhur Driton Selmanaj, në Shtime është zgjedhur Kastriot Shabani dhe në Kamenicë është zgjedhur Jeton Biqkaj.
“Zgjedhjet në LDK janë festë. Po i afrohemi ngadalë fundit të procesit zgedhor, me rreth 35 mijë pjesëmarrës. Si rrallëherë më parë, ky proces përveç se manifestim i demokracisë, u shndërrua edhe në mobilizim të anëtarësisë e qytetarisë aktive”, ka shtuar Abdixhiku në fund.