“Vrojtuesit e Lagjes” publikojnë një video të rrallë të Prishtinës së vitit 1995

by Nexhat

Platforma “X” është pasuruar me një video historike të publikuar nga faqja Vrojtuesit e Lagjes, e cila paraqet pamje të Prishtinës së para 30 viteve, konkretisht nga viti 1995.

Videoja e sjell atmosferën urbane të kohës, ku dallohen ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti ndër vite. Një prej elementeve më interesante që bie në sy është fakti se atëherë ishte i lejuar qarkullimi i automjeteve nëpër sheshin kryesor të Prishtinës – një pamje e pazakontë për brezin e sotëm që e njeh sheshin si hapësirë vetëm për këmbësorë.

banner

Publikimi ka ngjallur nostalgji dhe diskutime të shumta në rrjete sociale, teksa qytetarët rikujtojnë jetën dhe dinamizmin e Prishtinës së viteve ’90

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy