Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Edward Joseph tha se Kosovës e ka një ide se si duhet të veprojnë SHBA-ja dhe BE-ja pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.
Këtë ide ai e ka ndarë edhe me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak propozoi që bashkësia ndërkombëtare t’i bëjë presion Beogradit që “ta zgjedhë Perëndimin”, duke ia paraqitur Kosovës dhe Serbisë marrëveshjen “merre ose lëre”.
“Miroslav Lajçak i përgjigjet qartë — duke mos iu përgjigjur — sugjerimit tim që BE/SHBA të bëjnë presion ndaj Beogradit që më në fund ta zgjedhë Perëndimin, duke ia paraqitur Serbisë dhe Kosovës marrëveshjen “merre ose lëre””, shkroi Joseph në “X”, duke ndarë një video me pyetjet e parashtruara nga ai dhe përgjigjet e Lajçak
Miroslav Lajcak responds clearly — by not responding — to my suggestion for EU/US to press Belgrade to finally choose West, by presenting Serbia and Kosovo with “take it or leave it” deal. #Balkans #Kosovo #Serbia #EUdialogue pic.twitter.com/AJahEVdFiz
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) October 8, 2023