10 ushqimet që meshkujt duhet të hanë çdo ditë

by engel

Tashmë ushqimi i shëndetshëm është kryefjala e ditës, sidomos kur të ulemi në tryeza me miq apo familjarë. Por si thoni të flasim për disa ushqime që duhen ngrënë çdo ditë, bazuar në problemet shëndetësore unike dhe të zakonshme me të cilat përballen meshkujt?

Lexoni për 10 superushqimet kryesore të miratuara nga nutricionistët që meshkujt duhet të hanë çdo ditë të javës:

banner

Spinaqi
Një dietë e shëndetshme përfshin të paktën 5 perime të freskëta në ditë. Në shumicën e ditëve rekomandohet konsumimi i perimeve jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat e ndryshme. Spinaqi përmban oksid natriumi i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Bajamet
Bajamet janë një burim i mirë magnezi, i cili ndihmon edhe në rritjen e hormonit të testosteronit tek burrat. Gjithashtu bajamet ndihmojnë edhe në mbajtjen e formimin e mirë të muskujve. Ndihmojnë në funksionin e mirë të nervave, zemrës dhe enëve të gjakut.

Kosi
Njësoj si gratë edhe burrat janë të rrezikuar nga sëmundje të kockave si osteoporoza. Ndaj konsumimi i kosit apo qumështit për të ndihmuar shëndetin e kockave është shumë e rëndësishme. Mjaftojnë jo më shumë se 80 gramë në ditë për një trup të shëndetshëm dhe pa probleme.

Domatet
Domatet janë të pasura me liktopene që janë ndër antioksidantët më të mirë për shëndetin e organizmit. Këta antioksidantë sipas mjekëve kanë treguar se i mbrojnë meshkujt nga sëmundjet e prostatës.

Patatet
Karbohidratet që përmbajnë patatet janë shumë të vlefshme për shëndetin e mirë të burrave teksa mosha kalon. Ideja e të hequrit tërësisht nga dieta e përditëshme e tyre në mënyrë që të dobësoheni është e gabuar. Konsumoni shumë patate të ziera apo të furrës në mënyrë që të përfitoni karbohidrate të shëndetshme. Të pasura me kalium më shumë se bananet dhe me vitaminë C, patatet janë një burim i shkëlqyer energjish.

Sardelet

Ndërsa shumë meshkuj marrin proteinat e tyre nga mishrat që bllokojnë arteriet si hamburgerët, biftekët, salçiçet dhe proshuta që janë të pasura me yndyra të ngopura, rrisin inflamacionin dhe kontribuojnë në sëmundjet e zemrës, vrasësi kryesor te meshkujt, sardelet bëjnë pikërisht të kundërtën.

Sardelet janë të pasura me proteina dhe janë një nga burimet më të mira të yndyrave omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit, duke ulur rrezikun e të gjitha sëmundjeve kronike.

Boronicat

Ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve lidhet me një rrezik më të ulët të disa llojeve të kancerit dhe ju ndihmon të humbni peshë dhe ta mbani atë. Boronicat përmbajnë vetëm 80 kalori për filxhan dhe janë një burim i mirë i fibrave dietike (3.6 gram për filxhan) dhe vitaminës C (3.9 miligramë për filxhan).

Një gotë verë e kuqe

Një gotë verë e kuqe mund të jetë një ndihmë për trurin: Meshkujt që morën pjesë në hulumtimin MIND e mbajtën trurin e tyre 7.5 vjet më të ri në aspektin kognitiv kur një gotë verë e pasur me polifenol ishte pjesë e rutinës së tyre. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se vera e kuqe redukton rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer tek meshkujt e moshuar, por jo tek femrat”.

Avokado

Avokado është një frut i shëndetshëm për zemrën; më shumë se 75% e yndyrës në avokado është e pangopur. Giithashtu kane kalium të shëndetshëm për zemrën (rreth 250 miligramë për racion), i cili ndihmon në kompensimin e efekteve të natriumit në presionin e gjakut.

Shalqi
Njëjtë si domatet edhe shalqiri përmban liktopene që parandalojnë sëmundjet apo kancerin e prostatës. Konsiderohet si një super-ushqim nga mjekët pasi përmban edhe shumë ujë që nxjerr toksinat nga organizmi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy