Islami pritet së shpejti ta tejkalojë krishterimin si feja më e madhe në botë

by Nexhat

Islami pritet ta tejkalojë krishterimin si feja më e madhe në botë deri në mesin e dekadës së ardhshme, pasi lindshmëria në mesin e myslimanëve është më e lartë se ajo e grave që i përkasin çdo besimi tjetër fetar. Kështu parashikon Qendra Kërkimore Pew në një studim të publikuar të mërkurën.

Edhe pse krishterimi ka qenë feja më e madhe e njerëzimit për shekuj me radhë, popullsia globale myslimane është rritur shumë më shpejt dhe, sipas studimit të Pew, pritet të arrijë në 2.57 miliardë deri në vitin 2035. Ndërkohë, numri i të krishterëve parashikohet të jetë 2.52 miliardë në të njëjtin vit, raporton Reuters.

banner

Nëse trendet e fundit vazhdojnë, deri në vitin 2070 myslimanët do të jenë më të shumtë se të krishterët në nivel global, me 3.6 miliardë krahasuar me 3 miliardë. Sipas Pew, në atë periudhë Islami do të përbëjë gjithashtu pjesën më të madhe të popullsisë botërore, me 37 për qind, nga 26 për qind sa ishte në vitin 2020.

Ndërkaq, krishterimi pritet të mbetet në nivelin e rreth 29 për qind të popullsisë globale, duke u renditur në vendin e dytë.

Studimi ia atribuon këtë ndryshim kryesisht shkallës më të lartë të lindshmërisë në vendet me shumicë myslimane. Gjatë periudhës 2020–2025, mesatarja ishte 3.1 fëmijë për çdo grua myslimane, krahasuar me 2.5 fëmijë për çdo grua të krishterë.

Në të gjitha kategoritë e tjera fetare të marra së bashku, gjatë së njëjtës periudhë, mesatarja ishte 1.6 fëmijë për grua, nën nivelin prej 2.1 fëmijësh që konsiderohet i nevojshëm për zëvendësimin e një brezi me tjetrin.

Pew, një institut kërkimor jopartiak me seli në Uashington, tha se rritja natyrore e popullsisë – kur numri i lindjeve tejkalon atë të vdekjeve – mbetet faktori kryesor që po ndikon në ndryshimin e përbërjes demografike të myslimanëve dhe të krishterëve. Megjithatë, rol do të luajë edhe kalimi nga një fe në tjetrën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy