80 vjet me një gjilpërë në tru/Cfarë thonë mjekët

by engel

Një grua e moshuar nga Lindja e Largët Ruse ka jetuar për 80 vjet me një gjilpërë 2 cm të gjatë në tru. Zbulimin e papritur e bënë mjekët gjatë një skanimi CT.

Mjekët besojnë se gruaja ishte viktimë e një vrasjeje të dështuar si foshnje nga prindërit e saj dhe thanë se nuk do të përpiqeshin të hiqnin gjilpërën nga frika e përkeqësimit të gjendjes së saj.

banner

“Raste të tilla, nuk ishin të rralla gjatë viteve të urisë”, tha departamenti lokal i shëndetësisë në rajonin e largët të Sakhalin të Rusisë.

Thuhet se prindërit e saj mund të kenë vendosur të heqin qafe vajzën e vogël gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo metodë përdorej shpesh për të fshehur provat e krimit. Gjatë luftës, mungesa e ushqimit ishte e përhapur në të gjithë Bashkimin Sovjetik dhe shumë njerëz jetonin në varfëri ekstreme.

“Gjilpëra depërtoi në lobin parietal të majtë, por nuk pati efektin e dëshiruar: vajza mbijetoi,” tha departamenti lokal i shëndetësisë.

Pacientja nuk ishte ankuar asnjëherë për dhimbje koke për shkak të lëndimit dhe nuk ishte në rrezik. “Gjithsesi gjendja e saj do të monitorohet nga mjeku i familjes”, thuhet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy