Ish-ambasadori Spahiu për konfliktin Izrael – Palestinë: Prapa Hamasit duket se qëndrojnë forca të tjera

by Nexhat

Avni Spahiu, ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se konflikti mes Izraelit dhe Palestinës i shkon më së shumti në favor Rusisë, ndonëse thotë se ende s’ka dëshmi materiale për përzierjen e drejtpërdrejtë të rusëve në këtë sulm.

Të premten, grupi terrorist Hamasi kreu sulme të befasishme ndaj Izraelit nga toka dhe ajri. Konflikti që ka marrë përmasa si asnjëherë më parë ka sjellë deri tash mijëra viktima.

banner

Spahiu ka dyshime se momenti kur është zgjedhur të bëhet sulmi lë të nënkuptohet, sipas tij, se pas Hamasit qëndrojnë forca të tjera.

“Përmasat mund të jenë shumë më të gjera. Shpresoj që nuk do të ketë zgjerim të konfliktit, të përfshihen vendet fqinje. Analistët në botë shohin skepticizëm se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt. Hamasi e ka pasur strategji që me forcë ta rimarrë tokën. Zgjedhja e këtij momenti për të filluar këtë sulm mund të merret edhe si një supozim prapa tyre qëndron forca të tjera. Shihet që sulmi ka një kohë që përgatitet, duke parë arsenalin e armëve. Kemi praninë e amerikanëve në brigjet izraelite me nëndetëset e saj. Ndonëse ende nuk ka dëshmi materiale që Rusia është e përzier drejtpërdrejt këtë sulm, ndonëse kjo shkon në favorin e rusëve. Ata [Rusia] kanë bërë përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen ndërkombëtare nga Ukraina. E provuan edhe në Kosovë”, ka thënë Spahiu në “Konfront” të KTV-së.

Spahiu ka thënë se personalisht mendon se Rusia ka rol në këtë sulm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy