Hasaj: Kosovës i duhen 60 vjet për ta arritur standardin e jetesës së Bashkimit Evropian

by Nexhat

Drejtori Ekzekutiv i Institutit GAP, Blendi Hasaj, ka prezantuar në EURO n’T7 të dhëna makroekonomike që flasin për gjendjen ekonomike në vend, e cila, sipas tij, nuk dallon shumë nga vitet e kaluara.

Sipas të dhënave të GAP-it, rritja ekonomike vjetore prej rreth 4 për qind e ka përcjellë vendin pothuajse gjatë 10 viteve të fundit, përveç vitit pas pandemisë, kur rritja ishte më e madhe. Sipas tij, kjo rritje nuk dallon shumë as nga vendet e rajonit, megjithatë dallimi qëndron te Bruto Produkti Vendor, i cili në këto vende është dukshëm më i lartë se në Kosovë.

banner

“Për Kosovën, por edhe për vendet e rajonit, një ambicie të cilën e kemi është arritja e standardit jetësor sikur në Bashkimin Evropian, sepse atje e kemi synimin. Por ku qëndrojmë ne si rritje ekonomike në raport me Bashkimin Evropian? Synimi ynë është të konvergojmë rritjen tonë ekonomike me atë të BE-së, pra të arrijmë standardin e jetesës së BE-së, dhe këtu po del se ne po çalojmë. Ne nuk e kemi rritjen ekonomike të mjaftueshme që na mundëson një përshpejtim të përmirësimit të standardit tonë jetësor. Të hyrat për kokë banori në Kosovë janë diku te 30 për qind e nivelit të të hyrave për kokë banori të Bashkimit Evropian dhe ka matje që na thonë se neve na duhen edhe 60 vjet për ta arritur të njëjtin standard jetësor si në Bashkimin Evropian”, ka thënë Hasaj.

Kreu i GAP-it ka thënë se Kosovës i duhen shumë reforma në ekonomi për të arritur rezultate të rëndësishme, por sipas tij, një nga problemet kryesore mbetet pasiguria politike në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy