Opinionisti Rrahman Paçarizi ka folur për situatën në Izrael pas sulmeve të Hamasit.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka përmendur edhe qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për këtë çështje.

“Frika që unë kamë pasur ka qenë që të ndikuar nga kjo propagandë, të ndikuar nga një qasje elektorale që ndërtohet në Kosovë me qëllim të marrjes së votave”.
“Na kujtohet vet kryeministri Albin Kurti, disa herë para se të bëhet kryeministër është deklaruar në favor të çështjes palestineze. Por pozicionimi i Kurtit tashmë është i qartë, i drejtë dhe i saktë, sepse si duket ka ndryshuar diçka që nga dita e 24 shtatorit”, ka thënë Paçarizi.

