Takimi i ministrave të NATO’s në Bruksel, Stoltenberg: Po patrullojmë më shumë në Veri, palët të sillen me përgjegjësi

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel ku diskutuan edhe për Kosovën, tha se si përgjigje ndaj tensioneve të fundit, NATO ka dërguar trupa shtesë.

Pas sulmit në Banjskë, ai bëri me dije se në veri të Kosovës kanë vendosur më shumë patrulla.

banner

“Në përgjigje të tensioneve të fundit në Kosovë, NATO ka dërguar qindra trupa shtesë në KFOR në javët e fundit. Ne jemi duke vendosur më shumë patrulla në veri të Kosovës”.

Stoltenberg tha se këto janë hapa që sigurojnë se KFOR ka forcat që i duhet për të përmbushur mandatin e tij sipas OKB-së,

“Beogradi dhe Prishtina duhet të sillen me përgjegjësi, të përmbahen nga veprime destabilizuese dhe të rinangazhohen në dialogun e BE-së. Kjo është mënyra e vetme për paqe të qëndrueshme në Kosovë”.

.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy