Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.
Begaj foli edhe për agresionin e Serbisë të datës 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.
Ai tha e dënon sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës.
“I shpreha shqetësimin mikun tim, lidhur me përgatitjet dhe armatimin e rëndë ushtarak të përdorur nga grupi terrorist. Nënvizova, nevojën e rritjes së presionit nga ana e Bashkimit Evropian për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive me ndikim të drejtpërdrejt për paqen dhe rajonin”, tha Begaj në konferencën për media