Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të mbaj ankandin e nëntë për vitin 2023.
“Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Tutje Ministria ka treguar se ankandi do të mbahet më 25 tetor.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, vazhdon njoftimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës, thuhet në njoftimin e MF.