Kurti nga Greqia bën thirrje që marrëveshja me Serbinë të implementohet shpejt

by engel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Greqi, ku ka marrë pjesë në një panel diskutues të organizuar nga “Economist”.

Nën temën “Thellimi i Solidaritetit: Si mund të dalë Evropa më e fuqishme nga traziat aktuale gjepolitike?”, Kurti ka folur në përgjithësi për zhvillimet e fundit dhe sulmin terrorist që ndodhi në veri të Kosovës fiks një muaj më parë.

banner

Kurti shprehu gatishmërinë që të nënshkruajë marrëveshjet me Serbinë, e madje, bëri thirrje edhe për implementim të shpejtë të tyre.

“Unë ofrova që ta nënshkruaj marrëveshjen në Bruksel dhe në Ohër, Beogradi nuk do sepse përmbajtja është njohje de facto e Kosovës. Në historinë e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë ne kemi mbi 40 marrëveshje, por nuk kemi implementim. Duhet shpejt të implementojmë atë për të cilën jemi marrë vesh, unë jam gati të nënshkruaj, kjo nuk ishte çështja me palën tjetër.” – u shpreh ai.

Vlen të theksohet se të shtunën që lamë pas, kryeministri priti në takim pesë emisarë nga ShBA e vendet e BE-së.

Tashmë është konfirmuar se ata kanë ardhë në vend me një plan të ri, për të cilin Kurti i falenderoi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy