129
Nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj, ka njoftuar lidhur me hapjen e Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2023”, ku me këtë rast ka ndarë edhe disa pamje.
Postimi i plotë i nënkryetarit Zogaj:
Bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z.Lulzim Rafuna, hapëm Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2023”.
Panairi do të jetë i hapur përgjatë 3 ditëve të ardhshme në sheshin Xhorxh Bush.
Ftojmë qytetarët ta vizitojnë panairin.