Kush janë dhjetë finalistët e ‘Festivalit të Këngës në RTK’

by Merita

Në natën e dytë të Festivalit të Këngës në RTK juria profesionale ka përzgjedhur dhjetë këngët finaliste, të cilat sot synojnë të fitojnë trofeun e këtij festivali.

Finalen nga juria e siguruan:

banner

Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”

Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”

Angus Dei me “Një zemër për dy”

La Fazani me “Oj Kosovë”

Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”

Nita Latifi me “Marrëzi”

Neki Emra me “Heroi im”

Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”

Saranda Alija me “Mendoj ku je”

Klea Dina me “Trenat”

Njëra nga këto këngë do të jetë fituese e edicionit historik të Festivalit të Këngës në RTK, në natën finale, e cila do të mbahet sot në orën 21:00.

Juria e edicionit të parë përbëhet nga kryetarja Alma Bektashi, anëtarja që vjen nga Suedia dhe ka përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision”, Ulja Sjostrom si dhe anëtarët e tjerë si kompozitori nga Tirana, Adi Hila, këngëtari Alban Nimani dhe artistja e arteve pamore, Zake Prelvukaj.

Shpërblimi për çmimin e parë do të jetë trofeu i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy