Vendi Shqiptar po pritet të përfshihet nga moti i keq në ditët në vijim. Ka frikë se reshjet e dendura të shiut do të shkaktojnë probleme në disa qytete.
Ekspertja e motit, Lajda Porja nga MeteoAlb, ka parashikuar gjendjen e motit përgjatë ditës së sotme dhe në vijim. Porja thotë se kjo e mërkurë do karakterizohet nga rrebeshe shiu deri në orët e vona të natës. Ndërsa nesër na pret një ditë pa shi, por më e ftohtë.
“Lajmet nuk janë shumë të mira, të Premten do ketë një stuhi që do godasë brigjet e Shqipërisë. E premtja dhe e shtuna do ketë reshje në gjithë Ballkanin”, tha Porja për Klan Neës.
“Të paktën deri në datën 20 nëntor do prodhohen stuhi tropikale në Paqësor të cilat do godasin Italinë Jugore e rrjedhimisht edhe Shqipërinë. Të Dielën do ketë një përmirësim të ndjeshëm ndërsa të Hënën sërish reshje”, theksoi sinoptikania.
Zonat që duan më shumë kujdes:
Shkodra e Lezha në veri-perëndim, Kruja, Laçi, Tirana dhe Elbasani (Zonat e Shqipërisë së Mesme. Sipas Porjas, përmbytjet në këto zona janë të pashmangshme.
Zonja Porjani gjithashtu tregoj se do të ketë ndryshime edhe sa i përket temperaturave. Nesër do jenë temperaturat e ulëta, mëngjesi pa reshje, por i ftohtë. Të premten do ketë rritje të temperaturave, përplasjet e masave ajrore do sjellin reshje në fundjavë. Problematikë e këtyre ditëve do jenë më shumë reshjet se temperaturat. Nesër s’do ketë reshje dhe do ketë mundësi që të tërhiqen ujërat.