Pse, si kurrë më parë, serbët në Veri po kërkojnë pasaporta të Kosovës?

by Merita

Analisti i Sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se asnjë serb në veri të Kosovës nuk ka mundur të lëvizë lirshëm në zonën Shengen të BE-së, edhe pse kanë pasur pasaporta serbe.

Komentet Elezi i bëri përmes një lidhjeje me emisionin “Good Morning Albanians” në EuroNews, ku tha se kjo vinte për shkak se BE lejonte të lëviznin lirshëm vetëm serbët resident në Serbi.

banner

Kjo sipas Elezit ka bërë që shumë serbë në Kosovë të interesohen për pasaporta të Kosovës dhe të vendosin targa të Kosovës.

“Është një numër i madh i serbëve të interesuar për t’u pajisur me pasaporta të Kosovës dhe për të pajisur makinat e tyre me targa të Kosovës. Kjo vjen pas vendimit të BE-së për të futur Kosovën në Shengen. Pra duan të shfrytëzojnë lëvizjen e lirë.

Regjistrimi i veturave, është i ndërlidhur me hyrjen e Kosovës në Shengen. Qytetarët e Serbisë, edhe pse kanë pasur pasaportat e Serbisë, nuk kanë mundur të udhëtojnë në Shengen, megjithëse Serbia ka qenë më parë në zonën e lirë. Asnjë serb që ka jetuar në Kosovë, nuk ka qenë banor i Serbisë dhe nuk ka pasur mundësi të lëvizë në Shengen, megjithëse kishin pasaporta serbe.

Kjo pasi vendimi i BE-së ishte që vetëm banorët rezidentë të serbisë mund të lëviznin. Pra ishte familja Shengen që kishte përjashtuar qytetarët. Në pasaportat e këtyre qytetarëve ishin përcaktuar koordinatat. Pra rezidenca”, është shprehur Elezi.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy