Ambasadori suedez: Drafti aktual i Asociacionit është në harmoni me Kushtetutën

by Merita

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut.

“Çka duhet të bëjmë tani është që të fokusohemi në implementimin e saj dhe mbi të gjitha e kemi nevojën e implementimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, kemi një propozim për këtë”, tha Ambasadori Westerlund.

banner

Ai tutje ka thënë se aq sa e ka kuptuar ai, drafti aktual i Asociacionit është në harmoni me Kushtetutën.
“Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim por ashtu siç e kam kuptuar unë, përputhet me kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka kompetenca ekzekutive kështu që duhet të ecim para me themelimin e Asociacionit. Në anën tjetër, sigurisht që na duhet edhe njohja de – facto nga Serbia”, ka thënë tutje Westerlund.

Duke komentuar kërkesën e kryeministrit për nënshkrimin e marrëveshjes, Ambasadori tha që pajtohet me kryeministrin se në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ka nënshkrim por që sipas tij nëse shikoni marrëveshjet e kaluara, marrëveshja e Brukselit në vitin 2013 dhe ajo e 2015-tës, këto marrëveshje nuk janë nënshkruar.

“Nëse e do njohjen de facto, është gjithashtu e vështirë të kërkoni një nënshkrim zyrtar. Ky është ngërçi”, tha Westerlund./Kanal10

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy