Shumë mungesa te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës

by engel

Stafi i ekipit Kombëtar të Kosovës njofton opinionin dhe tifozët se për shkak të lëndimeve dhe gjendjes me grip, tre lojtarë do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Zvicrës.

Pas një pune të kujdesshme mjekësore, fatkeqësisht ka rezultuar që futbollistët Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe portieri Arijanet Muriç nuk do të jenë në gjendje të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Primozh Gliha në këtë sfidë të rëndësishme.

banner

Milot Rashica është lënduar në fund të stërvitjes së djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjet kualifikuese kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë. Ndërsa Ermal Krasniqi, i cili u lëndua disa ditë më herët, përkundër përkushtimit maksimal të tij dhe stafit mjekësor nuk është në gjendje për të luajtur në ndeshjen e sotme, por po bëhet përpjekje për ta riaftësuar për lojë për sfidën e ardhshme me Bjellorusinë.

Ndërkohë, portieri Arijanet Muriç po përballet me një gjendje gripale, e cila ka bërë që ai të mos jetë në gjendje të përfshihet as në stërvitjen e fundit dhe si rrjedhojë do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme.

Përkundër këtyre mungesave të mëdha, në kampin e Dardanëve ekziston një motiv i lartë për paraqitje dinjitoze në ‘St. Jakob-Park’.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy