Kujtesa që nuk fshihet – Kurti përkujton Diturie Deliun, foshnjën që i kishte shpëtuar masakrës në Abri të Epërme

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar Diture Deliun e cila i kishte mbijetuar masakrës në Abri të Epërme, por pastaj kishte ndërruar jetë.

Kurti në një postim në Facebook tha se Dituria ishte fshehur nën trupin e nënës Lumnije.

banner

“Diturije Deliu do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të. Ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes. Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë. E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së. I kishte vetëm 95 ditë.”, është shprehur Kurti.

Ai ka shkruar se krimet e Serbisë në Kosovë janë të paharruara dhe të pafalshme.

“Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore. I përjetshëm është kujtimi për të. Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy