Barcelona nuk ka arritur ta shfrytëzojë barazimin e Real Madridit për t’iu afruar me pikë.
Katalonasit barazuan pa gola me Athletic Bilbaon në udhëtim në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Barcelona pati më shumë nga loja, por që nuk arriti të shënonte, shkruan Gazeta Express.
Madje, Barcelona në pjesën e parë humbi dy mesfushorët, De Jong dhe Pedri që pësuan lëndime
Me këtë barazim, tani Barcelona shkon në 58 pikë në vendin e tretë, tetë më pak se Real Madridi.
Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet i pesti me 50 pikë të grumbulluara.

