Gërvalla për Gani Jakupin: 7500 euro s’i merr si pagë, është shumë modeste për projekt njëvjeçar

by Merita

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë raportimit në Komision sot është pyetur rreth raportimeve se Gani Jakupi, këshilltar i jashtëm për ambasadën në Belgjikë, merr pagë prej 7500 eurove nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Kjo e fundit e pyeti ministren nëse këto raportime janë të sakta meqë një shumë e tillë është shumë herë më e madhe sesa paga e një polici të Kosovës.

banner

Gërvalla tha se është një fushatë kundër Jakupit dhe tha se kjo s’është fer meqë ai është angazhuar për t’i shërbyer Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Dhe të gjithë ata që mundohen të denigrojnë personalitetin e një njeriu të shquar si në rastin e Gani Jakupit, të gjithë ata persona bëjnë sikur nuk kuptojnë që kjo punë s’ka të bëjë me pagë. Ky është një projekt i lidhur me objektiva të qarta, të përcaktuara saktë, i cili shërben Republikës së Kosovës dhe vendosjes së saj nëpër vende jonjohëse kryesisht. Jam shumë krenare, shumë krenare, që me këtë shumë modeste, që nuk është pagë mujore, e cila është shumë që përfshinë shpenzimet e një projekti të tërë njëvjeçar dhe e cila është një shumë që është shumë modeste krahasuar me gjithë dokumentacionin që unë kam parë për Afrikë dhe shtete të tjera. I kam parë me kujdes, tjetër që janë kontrata konfidenciale të së kaluarës, të cilat nuk i ka deklasifikuar ende institucioni përkatës”, tha Gërvalla.

Kritikave të deputetes së PDK-së, Gërvalla iu përgjgij me kritika ndaj partisë së saj dhe për mënyrën se si ka shpenzuar buxhetin derisa ka qenë në pushtet.

“Pikërisht që partia që ju e përfaqësoni sa ka qenë në pushtet ka paguar 50 fishin e 7500 eurove, i ka paguar. Janë 4.5 milionë që janë paguar për krejt të tjera synime, prandaj me PDK-në unë sinqerisht hezitoj të flas për financa”.

Gërvalla akuzoi deputeten se po shpërndan gënjeshtra, duke i thënë se kjo është një “e metë e madhe”.

“Deputeti duhet të jetë të ndërgjegjshëm. Qytetarët tonë janë të mençur dhe dinë si ta trajtojnë një dialog të tillë”.

Gërvalla tha se po sulmohet Gani Jakupi për shkak se duan “të sulmojnë Donika Gërvallën”.

“Në vend që të hidhet baltë mbi personalitete të shquara të jetës publike, mbi artistë të jashtëzakonshëm, mbi njerëz të cilët me shumë minimale të asaj sa shpenzohet janë të gatshëm të angazhohen për Kosovën në fusha që ne kemi hasur në vazhdimësi në sfida. Në vend që të hidhet baltë mbi ta do të duhet të falënderoheshin dhe t’i motivoheshin edhe të tjerët. Ai është një instrument legjitim i bazuar në ligj e buxhet dhe i planifikuar me kohë. Prandaj, nuk ka asnjë dilemë, mister asgjë rreth kontratës që është lidhur përmes misionit”.

“Më vjen shumë keq që zoti Gani Jakupi përballet me një fushatë të tillë sepse nuk e meriton aspak. Unë jam shumë mirënjohëse atij dhe shumë të tjerëve si ai që angazhohen për t’i ndihmuar Kosovës”, tha Gërvalla.

Përveçse për këtë temë, Musliu-Shoshi kërkoi nga ministrja përgjegjësi edhe për prezencën e saj në Komisionin për Punë të Jashtme.

“Kemi kërcënime të vazhdueshme nga Serbia. Ju si ministre nuk vini në Komision që të na tregoni se çka janë duke bërë misionet tona. Jeni një ministre që jeni nën masa të BE-së. Ne nuk kemi paguar këshilltar të jashtëm 7500 më e madhe sesa rrogat e Policisë së Kosovës”, tha Shoshi kur i parashtroi pyetjet.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy