Stabiliteti në Ballkanin Perendimor: Antony Blinken vjen në Bruksel me 28 dhe 29 nëntor

by engel

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s në fund të nëntorit në Bruksel.

Sipas njoftimit, njëra nga temat që do t’i theksojë Blinken, është stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor.

DASH njofton se Blinken në takim “do të vërë në pah angazhimin e palëkundur të NATO-s për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, do ta theksojë mbështetjen për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Washingtonit në korrik të 2024-s”.

Takimi i ministrave të jashtëm do të mbahet në datat 28 dhe 29 nëntor.

Takimi vjen pak ditë pasi sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Ballkanin Perëndimor. Ai ka kritikuar Serbinë për përqendrimin e ushtrisë në kufi me Kosovën, ndërsa përsëriti mbështetjen për dialogun.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy