Roma fiton në ‘Olimpico’ kryeqytetasit mposhtin Udinesen

by Merita

Roma merr një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Udineses në “Olimpico”, duke u rikthyer te triumfi në kampionat, pas barazimit pa gola në derbin ndaj Lazios.

Sfida vazhdoi me porta të paprekura deri në minutën e 20’, kur Mancini gjeti rrugën drejt rrjetës, pasi goditjes së dëmimit të realizuar nga Dybala.

banner

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “verdhekuqve”, teksa në minutën e 57’, Thauvin gjeti golin e barazimit, pas asistit të Payeros.

Ndeshja vazhdoi me barazimin 1-1, deri në minutën e 81’ kur Dybala i asistuar nga Lukaku i riktheu avantazhin Romës.

Ndërsa në minutën e 90’ El Shaarawy realizoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe vulosi këtë takim.

Pas javës së 13-të të Serie A, Roma ngjitet në vend të pestë me 21 pikë, teksa Udinese renditet në vend të 16-të me 11 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy