Arda Turan(36) ka pasur një karrierë të pasur, e cila përfundoi në shtator të vitit të kaluar. Sulmuesi turk ka luajtur për Galatasaray, Manisaspor, Atletico Madrid, Barcelona dhe Basaksehir. Ai i kaloi vitet e tij më të mira në gjigantët spanjollë, me të cilët fitoi dhjetë trofe dhe shtoi tre me Galatasaray. Turani bëri miliona, por tani ka treguar se ka mbetur pa një pasuri.
Ish-përfaqësuesi i kombëtares turke e akuzon Cecil Erzan, drejtorin e degës së bankës me qendër në Stamboll se e ka mashtruar. “Ai më ka thënë: “Kushdo që investon në këtë fond do të bëjë para”. Kam investuar më shumë se 13 milionë euro. Të gjitha paratë dhe mundi, gjithçka që kam bërë prej vitesh, u zhdukën papritmas”, tha Turan, përcjellë Katalonia Sport.
“Më shkatërruan, më moren paratë dhe mundin. Kjo më lodhi plotësisht. Të gjitha kursimet e mia humbën në një çast”, shtoi Turan. Sport shkruan se edhe portieri i Galatasaray-t, uruguaiani Fernando Muslera ka humbur 1.2 milionë euro, të cilat i investoi në një fond investimi me këshillën e Erzanit.
Turan e nisi karrierën e tij si trajner në prill të këtij viti. Ai mori përsipër skuadrën turke të divizionit të dytë Eyüpspor. Pas 12 xhirove, skuadra e tij është në vendin e parë me 30 pikë, katër më shumë se Kocaelispori i dytë./Puls Sports