Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është bërë promovimi i librit “2000 Vjet Krishterim te Shqiptarët”, për botuesit Kriste Coli dhe Ahmet Asani, i botuar nga Shtëpia Botuese Jakup Ceraja.
Libri në vete përmban kumtesa shkencore të ndryshme, nga autorë të disa fushave dhe është i ndarë në tri pjesë, gjegjësisht ky libër është përmbledhje e materialeve të simpoziumit “2000 vjet të krishterimit te shqiptarët”, mbajtur më 5 e 6 shtator tv vitit 1998 në qytetin Arbon të Zvicrës/ Informim.net