​Murati akuzon LDK-në: Sa herë është në pyetje interesi i qytetarëve, ju çoheni me mbrojtë Kushtetutën

by Nexhat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përplasur me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Pas kritikave të deputetëve të LDK-së për shkelje të Kushtetutës nga ana e Qeverisë, duke iu referuar edhe rrëzimit të Ligjit për çmimet tavan, ministri Murati tha se Kushtetuesja po i bën favore opozitës.

Ai tha se sa herë është në pyetje interesi i qytetarëve, deputetët opozitarë “çohen me mbrojt Kushtetutën”, ndërsa sipas tij kur bëhet fjalë për t’i mbrojtur interesat partikulare të bizneseve të caktuara “nuk përtojnë t’i akomodojnë kërkesat e tyre”.

“Sa herë është në pyetje interesi i qytetarëve çuditërisht ju çoheni me mbrojt kushtetutën. Sa herë bëhet fjala me i mbrojt interesat partikulare të bizneseve të caktuara aty nuk printoni hiq. Bëni edhe amendamente ligjore, shtini nene në buxhet për me i mbështet bizneset. Ju lutem në këtë temë nuk keni çka të thoni sepse edhe qytetari e ka pa”, u shpreh Murati.

Në reagimin ndaj tij, deputetja Bajrami i kërkoi ministrit dëshmi konkrete se kur ka qenë në pushtet LDK-ja kur i kanë favorizuar biznese të caktuara.

“Ministër, kursehu nga akuzat e pabaza. Kam qenë ministre në tri ministri, trego kujt i kam bërë favor. Pasi me dhjetëra lëndë keni dërgu në prokurori, kujt, cilit biznes i kam bërë favor. Tri vjet në Ministri të Tregtisë kam pas luftë më Shoqatën e Naftëtarëve, e kam çua kontrollin e naftës në dogana. Ndërkaq, po i njëjti, ish anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në kohën sa kam qenë ministre, që më luftonte mua i ka përkrah të gjitha iniciativat e ministres sot”, theksoi ajo.

Megjithatë, ministri Murati renditi ato që sipas tij LDK-ja iu ka bërë favore bizneseve. Ai përmendi ndarjen e 60 milionë eurove që përfituesit kryesor kanë qenë supermarketet, lirimin e rrymës për kompaninë Feronikeli dhe kontratën për monopol për shënjimin e naftës

“Gjashtëdhjetë milionë euro që janë dhënë në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike përfituesit kryesor kanë qenë supermarketet, të cilat kanë pas përfitim rekord. Favori i dytë, sa keni qenë ju në qeveri, rrymën ia keni bërë më lirë Feroniklit, favori i tretë keni nënshkru kontratë për monopol për shënjimin e naftës. Edhe ky rast është në prokurori por s’ka ndodh asgjë”, theksoi Murati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy