Deputeti i VV-së: Paga 7 mijë e 500 euro për Gani Jakupin s’është modeste, është më e lartë se e kryeministrit dhe presidentes

by Merita

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se paga 7 mijë e 500 euro për Gani Jakupin, këshilltarin e angazhuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës nuk është modeste.

Por, të tillë e kishte quajtur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e cila është në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

banner

Rrahmani ka thënë se thënë se duhet të dihet se për çfarë paguhet ky këshilltar që merr pagë më të lartë edhe se kryeministri e presidentja e vendit.

“Paga prej 7500 euro nuk është modeste, është më e lartë se e kryeministrin dhe presidentes. Do duhej të dinim cili është programi i cili ka me u marrë e ka me punu ky person për pagën me të cilën paguhet. S’ka kuptim angazhimi i një eksperti pa e ditë deputetët se çfarë ka me bë”, ka thënë Rrahmani në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai tha se angazhimi i Jakupit nuk është i vetmi. Sipas tij, rast të tillë ka edhe në Ministrinë e Kulturës.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy