Meta fshin mijëra llogarive false me bazë në Kinë

by Merita

Meta thotë se kohët e fundit ka hequr nga funksionimi mijëra llogari të rreme dhe mashtruese me bazë në Kinë.

Përdoruesit u paraqitën si amerikanë dhe kërkuan të përhapnin përmbajtje rreth politikës amerikane dhe marrëdhënieve SHBA-Kinë.

banner

Ndër temat për të cilat rrjeti postoi ishin aborti, çështjet e luftës kulturore dhe ndihma për Ukrainën.

Meta nuk i lidhi profilet me zyrtarët e Pekinit, por ka parë një rritje të rrjeteve të tilla me bazë në Kinë përpara zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA.

Kina tani është burimi i tretë më i madh gjeografik i rrjeteve të tilla, tha kompania, pas Rusisë dhe Iranit.

Fshirja e këtyre llogarive u publikua në një raport tremujor të enjten nga kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Rrjeti me bazë në Kinë përfshinte më shumë se 4700 llogari dhe përdorte fotografi të profilit dhe emra të kopjuar nga përdorues të tjerë në mbarë botën.

Llogaritë ndanë dhe pëlqyen postimet e njëri-tjetrit, dhe disa nga përmbajtja dukej se ishin marrë direkt nga X, dikur Twitter.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy