Panettone apo puding, anglezët dhe italianët në garë për ëmbëlsirën e festave

by Merita

Ditë më parë, rrjeti anglez i supermarketeve Waitrose njoftoi se shitjet e panettone në Mbretërinë e Bashkuar ishin rritur me 24% dhe gjiganti i dyqaneve të mallrave Selfridges kishte konfirmuar trendin, duke zbuluar se prej disa vitesh ëmbëlsira italiane e Krishtlindjeve preferohej më shumë se pudingu tradicional i Anglisë.

Redaktori i ushqimit i Times, Tony Turnbull, kundërshtoi statistikat dhe, në një artikull sulmoi panettonen, duke e bërë të qartë se atij nuk i pëlqente fare.

banner

“Mjaft me panettonen! Unë dyshoj (dhe shpresoj) se shifrat e shitjeve nuk tregojnë të gjithë historinë e vërtetë. Si fillim, shumë njerëz ende bëjnë pudingun e Krishtlindjeve, ndërsa askush nuk e bën panettonin e tij në shtëpi, kështu që nuk llogariten adhuruesit e pudingut të modës së vjetër, sepse e bëjnë vetë e s`e blejnë. Për më tepër, ne të gjithë e dimë se sharmi i panettones, me paketimin e tij të bukur, nuk qëndron tek ngrënia e tij, por tek dhënia e tij si dhuratë”.

I pakënaqur, Turnbull gjithashtu e përshkallëzoi çështjen.

“Aperitiv së bashku? Merrni një panetton. Dhuratë për një koleg? Merrni një panetton. Një falenderim për kujdestaren e qenve? Merrni një panetton”.

Gazetari, nuk u mjaftua me kaq. Ai renditi të gjitha defektet e panettones. Sipas tij është shumë e ëmbël dhe shumë e rëndë si ëmbëlsirë.

Më pas Corriere della Sera (gazetë italiane) i është kundërpërgjigjur duke e konsideruar artikullin të njëanshëm pasi sipas tyre ka thënë vetëm pikat e dobëta të ëmbëlsirës italiane dhe jo asaj angleze.

“Është turp që panettone, një ëmbëlsirë afatgjatë të shahet kështu. Ndaj Turnbull ishte paksa tepër i njëanshëm në shkrimin e tij, sepse kritikoi ëmbëlsirën italiane pa specifikuar nëse ishte artizanale apo industriale. Dhe ka një ndryshim thelbësor midis këtyre të dyjave”, shkruan Corriere.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy