Sinani voton: Ta shfrytëzojmë të drejtën tonë për t’u përfaqësuar nga njerëzit e duhur

by Nexhat

Ardita Sinani, këshilltarja për Luginë të Preshevës të kryeministrit Albin Kurti, ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Pas votimit në njësinë zgjedhore më të madhe në Preshevë, Sinani tha se Parlamentin e Serbisë duhet të delegohen njerëz që mbrojnë interesat e shqiptarëve të luginës.

banner

“Unë ftoj të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që masovikisht të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, pavarësisht diskriminimit të vazhdueshëm, shtypjes masive, shkeljes sistematike e cila i bëhet shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Beogradi zyrtar. Ne si qytetarë të Luginës së Preshevës duhet të shfrytëzojmë votën tonë, për të përfaqësuar dhe për të deleguar njerëzit e duhur, njerëz cilësor të cilët mbrojnë interesat e qytetarëve të Luginës. Njerëz cilësor dhe që janë të rreshtuar drejt për të mbrojtur interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Andaj sa më shume të jemi proaktiv ndaj të gjitha këtyre diskriminimeve të vazhdueshme duhet të jemi më pro-aktiv”, tha Sinani.

Ish- kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani nuk komentoi akuzat e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili tha se fajtor për përçarjen në luginë është kryeministri Albin Kurti

“Sot është ditë feste ne sot do të festojmë, të gjitha këto që i përmendet ju janë të pavërteta. Ne sot nuk e kemi të drejtën të merremi me komente të tilla dhe nuk na i lejon etika se duhet të festojmë. Nuk duhet të thyejmë heshtje për të bërë politikë”, shtoi ajo.

Në Luginë të Preshevës sot po votohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi. Shqiptarët po garojnë me dy lista.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy