Barcelona po e shet mbrojtësin Mikayil Faye, dy klubet franceze pas tij

by Nexhat

Barcelona është mjaftë aktive në afatin kalimtar veror, jo vetëm me lojtarët që tenton t’i ofrojë por edhe me largimet.

Emri i radhës që pritet të largohet nga gjiganti katalunas është mbrojtësi senegalez Mikayil Faye pasi ai ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Barcelonës në ndeshje zyrtare

banner

20-vjeçari u ble vetëm për 1,5 milionë euro nga klubi i vogël kroat Kustosija Zagreb dhe tani vlera e tij është shumë më e lartë

Monaco është skuadra më e interesuar për lojtarin dhe po kërkon transferimin e tij gjatë verës.

Skuadra franceze do të përballet me Barcelonën në trofeun Joan Gamper ku priten bisedime të reja për të ardhmen e mbrojtësit.

Gjithsesi në garë për lojtarin është edhe një tjetër klub francez si Nice, që e sheh Faye si zëvendvsuesin perfekt të Jean-Clair Todibo

Barcelona synon që nga shitja e qendërmbrojtësit të ri të fitoj 15 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy