Kurti pyetet për dështimet: Nuk mendoj që jam i përkryer, ka fusha ku do të doja të shkonim më shpejt

by Nexhat

Kryeministri Kurti, në një konferencë për media, është pyetur nëse ndjen që ka pasur ndonjë dështim në ndonjë fushë të caktuar ose nëse mendon që është i përsosur.

Ai u përgjigj duke thënë se që nuk ka qenë ose është i përkryer, mirëpo ka shtuar se ka fusha në të cilat do të donte të ecej më shpejtë

Por, sipas tij, nuk ka asnjë drejtim të gabuar dhe dashakeqësi.

“Unë nuk mendoj që kam qenë ose që jam i përkryer, ka pasur fusha në të cilat do të kisha dëshiruar të shkojmë më shpejtë, por nuk ka asnjë drejtim të gabuar dhe nuk ka kurrfarë dashakeqësie, përkundrazi interes publik për të mirën e qytetarëve. Tash, vite tjera kanë qenë kur ka pasur protesta të shumta, unë nuk besoj që qytetarët ka kësi pakënaqësie por opozita është e pakënaqur sepse është opozitë, unë s’mund t’i ndihmoj dhe të gjitha kritikat i marrim me shumë vëmende e kujdes sepse kritikat na ndihmojnë. Ndërkaq, paradoksalisht edhe sulmet edhe sharjet na kanë ndihmu sepse më shumë kanë folur për ata që kanë sharë dhe kanë sulmuar sesa për neve që kemi punuar ditë e natë me krejt cka dijmë e mundemi, ndërkohë që nuk jemi të përsosur”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy