Kjo është 34-vjeçarja që u gjet e vdekur sot, dyshohet se u hodh nga kati i dytë i një hoteli

by Nexhat

Një 34-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot.

Bëhet fjalë për Artila Kameri, e cila sipas raportimeve ka kërcyer nga kati i dytë i një hoteli në magjistralen Prishtinë- Lipjan

banner

Ajo është nga Gjakova dhe kishte një biznes për rregullimin e thonjëve.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja Laureta Ulaj, ka thënë për Express se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”

Ajo tha se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj

Rastin e ka konfirmuar fillimisht zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndëra Policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur hetimet.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë  ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy