Vdes në moshën 78-vjeçare, Dick Marty

by Nexhat

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare, ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë radiotelevizioni zviceran.

banner

Marty ka qenë prokuror dhe deputet në Dhomën e Kantoneve. Ai njihet për raportin që kishte dorëzuar në vitin 2010 në Këshillin e Evropës, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai me këtë raport kishte pretenduar në krime që janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ndër akuza ka qenë edhe se ata janë marrë me trafikim organesh.

Gjatë vitit e 2022 ai kishte thënë se është kërcënuar me jetë nga shërbimet inteligjente serbe, për çfarë ishte marrë në mbrojtje të shtetit zviceran.

Edhe gjatë 2023-ës ai kishte thënë se është kërcënuar por që më pastaj nuk ka qenë shteti duke u kujdesur për siguri të veçantë të tij, për cfarë edhe ishte ankuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy