Policia arreston 4 persona për posedim të narkotikëve

by engel

Në dy raste të ndryshme janë arrestuar katër persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Sipas raportit të Policisë, në rastin e parë janë arrestuar tre persona në Skenderaj pasi në veturën e tyre i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e marihuanës.

“Skenderaj / 28.12.2023 – 02:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 8.8 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

banner

Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person, pasi në shtëpi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e kokainës, një pistoletë dhe para të gatshme.

“Mitrovicë Jugu / 28.12.2023 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 63.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një pistoletë Rohm me një karikator dhe dy fishekë, 2600 euro dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy